Ndër të parat që bëri shqiponjën në skenë, vëllai befason këngëtaren shqiptare me tatuazhin që gdhendi në trup (FOTO LAJM)

Edona Llalloshi ka marrë padyshim një nga dhuratat më të bukura në jetën e saj.

Vëllai i saj, Miloti, ka përjetësuar portretin e Edonës në trupin e tij duke e realizuar tatuazh në dorë.

Ai ka zgjedhur një foto nga paraqitja e këngëtares në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në vitin 1994 ku mori pjesë me këngën “Vajtim dashurie”.

Foto është nga një moment ikonik ku Edona realizon me duar shqiponjën dhe shpeshëherë në media është përfolur si artistja e parë që e ka bërë shqiponjën në skenë.

Kujtojmë se Miloti dhe Edona kanë një lidhje shumë të veçantë motër e vëlla dhe janë bashkë në çdo paraqitje televizive, mbrëmje apo koncert.