Mbyllet 0-0 pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Moldavi

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Moldavisë në Air Albania në ndeshjen e 2-të të Grupit E të kualifikueseve Euro 2024.

Kombëtarja jonë dominoi lojën ku rasti më i mirë ishte në minutën e 21′ kur predha e Cikalleshit u ndal në tranversë.

Rasti tjetë ishte i Bajramit në minutën e 41′ kur tentoi me një goditje dënimi pranë zonës, por topi përfundoi jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të portës mike.


Shtuar 17.06.2023 21:32