Pushuesja mbytet në plazhin e Shëngjinit

Një tjetër pushuese ka ndërruar jetë në plazhin e Shëngjinit.

Mësohet se një e moshuar, turiste nga Podujeva e Kosovës ka ndërruar jetë në plazhin e Shëngjinit.

Referuar informacionit paraprak të policisë behet e ditur se viktima është shtetasja Sh.L.,71 vjeçe.

Lezhë/Informacion paraprak:

Më datë 15.07.2020, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasja Sh.L.,71 vjeçe, banues në Podujevë, Kosovë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 15.07.2020 18:33