Rama takon kryeministrin grek në Lituani, Mitsotakis: Zgjidheni menjëherë çështjen Beleri

Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar me homologun e tij grek në Lituani.

Sipas medieve greke, çështja e Fredi Belerit është ngritur urgjentisht nga kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, gjatë takimit privat që patën sot, në margjinat e Samitit të NATO-s, që po mbahet në Vilnius.

Sipas burimeve qeveritare, kryeministri theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një pikëpyetje të madhe të shtetit të së drejtës.

Në fund të fundit, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Fredi Beleri u arrestua në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit me akuzën e blerjes së votave./Albeu.com. 


Shtuar 11.07.2023 18:29