Messi vendos rekordin e Kupës së Botës për minutat e luajtura

Kombëtarja e Argjentinës po përballet me kombëtaren franceze në ndeshjen finale të Botërorit dhe në pjesën e parë ekipi i Lionel Messit shënoi dy gola. E para prej tyre u shënua nga penalltia nga vetë numri 10 dhe kjo ndodhi në minutën e 23-të të takimit.

Është kurioze dhe madje simbolike që në të njëjtën minutë Lionel vendosi një rekord të ri për minutat e luajtura në Kampionatin Botëror 2217 minuta, që është një më shumë se Paolo Maldini, i cili luajti 2216 minuta në Kampionatin Botëror. /G.D albeu.com/