“Pasiguri, të qara, dhimbje fizike”, Xhensila Myrtezaj rrëfen si po e përjeton shtatzëninë

Pak javë më parë Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku konfirmuan lajmi që në mediat rozë qarkullonte prej kohësh, teksa cifti i njohur bën me dije se do të bëhen prindër për të dytën herë. Artistët presin të bëhen prindër të një djali, ndërsa edhe vajza e tyre, Ajka, do të bëhet me një vëlla, ndërsa që prej ditës kur konfirmoi pritjen e ëmbël, Xhensila është kujdesur që të ndajë me ndjekësit (kryesisht ndjekëset) rrugëtimin e shtatzënisë, me të gjitha gjërat e bukura dhe vështirësitë që po përjeton.

Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video në InstaStory-n e saj, ku duket teksa bën ushtrime fizike, dicka që ajo në fakt e praktikon prej kohësh dhe nuk e ka ndalur aspak edhe pse është shtatzënë, përkundrazi. Pikërisht në lidhje me këtë, duke rrëfyer edhe disa prej përjetimeve gjatë kësaj pritje të ëmbël (që shpesh nuk janë edhe aq të lehta), Xhensila këshillon të gjithë vajzat që të kryejnë aktivitet fizik mesa të munden, sigurisht gjithmonë duke u këshilluar me mjekun.

Po ashtu ajo tregon se ka vendosur që të bashkëudhëtojë me ndjekëset që ndodhen ose jo në të njejtën rrugë me të dhe e quan shtatzëninë një “udhëtim plot me emocione hormonale, pasiguri, të qaraa, dhimbje fizike, lumturi”.

“Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.

Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…”- shkruan këngëtarja.