FOTO/ Pasi u sulmua, Albin Kurti qendron i rrethuar nga rojet e sigurisë dhe ministrat e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt u sulmua sot gjatë përleshjes me grushte në seancën plenare të Kosovës.

Sherri me grushte filloi kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i hodhi Kurtit një shishe me ujë, teksa ky i fundit po mbante fjalim nga foltorja e Kuvendit. Pas përleshjes së dhunshme seanca plenare u ndërpre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Mediet në Kosovë kanë publikuar foton e Kurtiti pas sherrit me grushte. Siç duket në foto Kurti qëndron në sallë i rrethuar nga rojet e sigurisë dhe disa ministra të tij, si dhe deputetë të partisë.

Në fjalën e tij kur u sulmua Kurti ishte duke folur për policinë në Veri dhe për Milan Radojiçiç Pas kësaj kryeparlamentari Konjufca e thirri policinë. “Ju lutem policia brenda Kuvendit”./albeu.com/