Nga plagosja me granatë tek arrestimi i SPAK, kush është socialisti Fatos Tushe që u vu në pranga sot

Ditën e  sotme policia me urdhër të SPAK vuri në pranga Fatos Tushen, kryebashkiakun socialist të Lushnjes dhe 11 shtetas të tjerë të përfshirë në korrupsion dhe abuzim.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se arresti i tyre vjen pas një abuzimi të hetuar për ndërtimin e një kanali ujitës me vlerë 24 milionë në lekë.

Përvec kryebashkiakut, në pranga kanë rënë edhe drejtorë e zyrtarë të rëndësishëm të Bashkisë Lushnje.

Po kush është Fatos Tushe?

Në dhjetor 2019, Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu u plagosën nga ish-shoferi i Zotit Tushe, brenda mjediseve të Bashkisë Lushnje.

Pas një sherri në mjediset e bashkisë, Gëzim Saraçi, ish-shofer i kryebashkiakut Tushe hodhi granatë në zyrën e tij duke plagosur zotin Tushe dhe zonjën Qalliu.

Tushe ka qënë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007. në viitn 2009 u dorëhoq nga posti dhe u zgjodh deputet i PS-së.

Në vitin 2011, Tushe u dorëhoq nga posti I deputtei dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë.

 

 


Shtuar 6.07.2021 11:25