Tritoli në makinën e kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, reagon Berisha: Rama çeli sot fushatën me atentat politik

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë sot kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Makinës së Ndrecës iu vendos këtë mëngjes tritol. Për fat të mirë pati vetëm dëme material.

Në një prenoncim për mediet, Berisha tha se atentati ndaj Ndrecës është një akt terrori shtetëror. Berisha akuzon qeverinë Rama për këtë ngjarje, ndërsa u shpreh se shpërthimi I makinës së Ndrecës është atentat i mirëfilltë politik.

Sali Berisha: Sot në mëngjes u krye një akt rëndë me qëllim eliminim e tij fizik. Ndreca është qytetar shembullor, e tillë është dhe familja e tij. Terroristë shtetërorë sipas regjistrimin të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 1:15 tritolin në makinën e tij. Fatmirësisht vetë ai shpëtoi.  Ky  eshte atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist Edi Rama inaguron çeljen e fushatës tij elektorale. Kjo përben një krim të shëmtuar. Një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve. Rama çeli sot fushatën me atentat. Dënoj këtë krim të shëmtuar.

/albeu.com/