Si e “pushtuan” tifozët e Frankfurtit stadiumin e Barcelonës?

Barcelona u eliminua në Ligën e Evropës, të enjten mbrëma, duke u mundur 3-4 ndaj Eintracht Frankfurt, me skuadrën gjermane që dukej se luante si vendas.

Mbi 30 mijë tifozë gjermanë raportohet se kishin udhëtuar drejt Barcelonës, por vetëm 5 mijë prej tyre kishin bileta. Derisa në stadium ishin futur gati të gjithë, për shkak se ngjyra e bardhë dominoi stadiumin e Barcelonës.

Kishte shumë polemika dikur brenda në terren, pasi shumë morën në konsideratë sa tifozë të Eintracht kishin marrë bileta

Pas ndeshjes, Ronald Araujo i tha Movistarit se ai “nuk priste kaq shumë tifozë gjermanë” të ishin aty.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ishte edhe më i vështirë për situatën. Duke folur për Mundo Deportivo, ai tha se situata nuk mund të përsëritej.

“Ajo që ndodhi në tribuna ishte e turpshme dhe jo dinjitoze. Si tifoz, ndjeva turp. Unë do të marr masa”.

Për mënyrën se si kishte ndodhur, burimet e klubit siguruan se tifozët e Eintracht kishin siguruar të gjitha biletat e tyre përmes operatorëve turistikë ose faqeve të internetit të biletave.


Shtuar 15.04.2022 16:21