Lufta po i kushton shumë Rusisë, 188 mijë ushtarë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë

Sipas vlerësimeve të SHBA-së, forcat ruse mund të kenë regjistruar 188,000 viktima, duke përfshirë të vdekur dhe të plagosur, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Shifra iu zbulua The Sun në samitin Ramstein në Gjermani.

Gazeta ia atribuoi shifrat burimeve të mbrojtjes, pasi gjenerali amerikan Mark Milley tha se Rusia kishte pësuar një sasi të madhe viktimash, mbi 100,000.

Numri i viktimave besohet se përfshin si forcat ruse ashtu edhe grupin mercenar Wagner. Sot ushtria e Kievit ka njoftuar se ushtarët rusë të vdekur janë 120.160, nga të cilët 860 u vranë dje. /albeu.com


Shtuar 21.01.2023 17:29