“Neveri për rublaxhinjtë”, Ramës nuk i del inati me Berishën pas akuzave për udhëtimet me Charter: Përhapës gënjeshtrash

Përhapës gënjeshtrash e ka quajtur kryeministri Edi Rama, Sali Berishën, pas akuzave që ky i fundit i ka bërë duke thënë se ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtimet e tij me charter gjatë kohës si kryeministër.

Ndër të tjera, Rama shkruan se në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet  e tij kanë kushtuar mesatarisht më pak se gjysma e atyre që thotë Berisha.

“Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!

Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë?

2012? 226.893Lek të reja

2020? 193.331Lek të reja”, shkruan Rama.

 


Shtuar 29.10.2022 09:33