Çfarë ndodhi mbrëmë në Pogradec? Dy vëllezërit “tapë” përleshen me policinë dhe shkatërrojnë komisariatin

Një ngjarja e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Komisariatin e Pogradecit.

Dy vëllezëri, Arsen dhe Erton Muço, 27 dhe 30 vjeç nën efektin e alkoolit kanë këndërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë.

Sipas uniformave blu, gjatë shoqërimit në komisariat ata kanë shkaktuar dëme të shumta materiale duke filluar nga porta hyrëse e deri tek mobiljet e zyrave.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Arsen Muço, 27 vjeç dhe Erton Muço, 33 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi Arsen Muço, duke qenë në gjendje të dehur, ka fyer dhe ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët ishin duke patrulluar në këtë zonë. Në momentin kur punonjësit e Policisë do ta shoqëronin shtetasin Arsen Muço për në Komisariat, ai i ka kundërshtuar ata me dhunë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Më pas, përpara ambienteve të Komisariatit ka ardhur vëllai i tij, shtetasi Erton Muço, i cili gjithashtu në gjendje të dehur, ka dëmtuar portën hyrëse të Komisariatit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, dhe në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Arsen Muço, kanë dëmtuar orendi të tjera (tavolina dhe karrige) në dhomat e shoqërimit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim./albeu.com