Tragjedi në Francë, digjet apartamenti, humb jetën nëna me 7 fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Francë.

Policia njoftoi të hënën në mëngjes vdekjen e 7 fëmijëve dhe nënës së tyre pas nëj zjarri të rënë në shtëpi në Charly-sur-Marne.

Fëmijët të moshës 2 deri në 14 14 vjeç dhe nëna e tyre vdiqën gjatë natës. Babai mundi të nxirret me djegje të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Fëmijët, pesë vajza dhe dy djem, dhe prindërit e tyre ishin duke fjetur në katin e 2-të të kësaj shtëpie në qytet kur shpërtheu zjarri, tha xhandarmëria.

Zjarrfikësit u njoftuan në orën 12:52 të mëngjesit me një telefonatë nga fqinjët dhe mundën të vënë shpejt zjarrin nën kontroll.

Flakët janë shuar herët në mëngjes. Shërbimet ligjore janë aktualisht në vendngjarje dhe tani do të përpiqen të zbulojnë shkaqet e tragjedisë. Një hetim është hapur nga prokuroria./Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 09:12