Dyshohet se përdhunoi 23-vjeçaren, lihet në burg kryeplaku i Rehovës

Gjykata ka lënë në burg kyeplakun e fshatit Rehove në Vithkuq të Korçës, i akuzuar për përdhunimin e një 23-vjeçareje.

29-vjeçari, Ervis Rrapo nuk ka pranuar akuzat dhe është shprehur i pafajshëm para trupës gjykuese.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill dhe se 23-vjeçarja vuan nga prapambetje të lehtë mendore dhe deficit intelektual.


Shtuar 15.04.2023 13:31