Çështja Becchetti, Meta: Populli duhet të paguajë 110 mln euro për tekat e Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli për mediet pas takimit të tij kokë më kokë me ish-kryeministrin Sali Berisha në selinë blu.

Meta tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë kandidatë që pëfaqësojnë vlerat e qytetarëve, ndërsa sulmoi propagandën që Rama bën për zgjedhjet.

Meta komentoi gjithashtu edhe gjobën 110 mln euro që Shqipëria duhet t’i paguajë Becchettit. Meta tha se populli duhet të paguajë 110 mln euro për tekat e Ramës.

Kujtojme se Gjykata ka refuzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë të drejtë televizionit të biznesmenit italian Francesco Becchetti duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët.

Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.

Meta: Populli duhet të paguajë 110 mln euro për tekat e Ramës. Shqipëria vetëm po përkeqësohet. Përgjgjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës është vetëm Edi Rama, përmes korrupsionit të tij. Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni Bashkë Fitojmë. Ulje taksash për qytetsrët Ne nuk kujtihemi për ta vetëm pak ditë para zgjedheve. Opoizta synon fitore pë qytetet kryesire të vendit. Koalicioni është bashkim për ndryshim, jo për pushtet./albeu.com/