Milani del me komunikatë zyrtare për gjendjen e ekipit

Klubi italian AC Milan ka dalur me një komunikatë zyrtare përmes së cilës kanë treguar rezultatet e futbollistëve të tyre, pas testimeve për koronavirus.

AC Milan ka njoftuar që rezultatet kanë treguar se të gjithë futbollistët kanë dalur negativ në këto teste.

“AC Milan konfirmon se, bazuar në të gjitha testet mjekësore të kryera deri më tani në lojtarët e ekipit të parë dhe stafin teknik, nuk ka pasur ndonjë rast pozitiv të Covid-19” thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Po ashtu kjo skuadër njoftoi se do të vazhdojnë me stërvitjet individuale.

“Lojtarët do të vazhdojnë programin e tyre individual të stërvitjes”.


Shtuar 9.05.2020 16:19