Familjarët e Kiarës kanë kërcënuar Zhaklinën? Diola Dosti konfirmon si dëshmitare: Isha gjatë sherrit…

Mbrëmjen e djeshme në “Post Big Borther VIP 2”, mes shumë diskutimesh, u cek sërish tema e “kërcënimit nga ana e familjarëve të Kiarës” dhe Zhaklina konfirmoi se ishte kërcënuar dhe tha se në publik kishte edhe njerëz të tjerë që e dëshmuan momentin e kërcënimit. Opinionistja përmendi si shembull Diola Dostin.

Kjo e fundit, në një postim në Instastory konfirmoi ngjarjen duke shkruar:

“Unë përpiqem të rri larg debateve, por kur jam dëshmitare në një ngjarje, them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën! Më vjen keq për situatën në post BBV, por Zhaklin Lekatari ka thënë të vërtetën! E konfirmoj si dëshmitare gjatë zënkës”.

Ky postim është rishpërndarë nga Zhaklna e cila e falenderon Diolën dhe i thotë se ka më shumë bole se ata që quhen burra.


Shtuar 14.05.2023 16:19