Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja: Një nga dëshmitarët në rrezik për jetën

Avokatja e familjes së Pjerin Xhivanit, i cili u vra më 21 prill të 2021-it, ka thënë se një nga dëshmitarët e ngjarjes është në rrezik.

Përmes një deklarate, ajo thotë se jeta e dëshmitarit është në rrezik pasi ka parë dy të armatosurit që kërcënuan me armë Xhuvanin para se ta vrisnin.

Kujojmë se autori kryesor i akuzuar për varsjen e Pjerin Xhuvanit është Arbër Paplekaj.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit

Përplasja me armë ka ndodhur për shkak të zgjedhjeve, ku dyshohet se një makinë e shtabit të PS-së është kapur nga mbështetësit e PD-së duke shpërndarë para në këmbim të votës.

Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia, ndërsa shkëmbimi i zjarrit ka nisur fill pasi forcat “Shqiponja” mbërritën në vendin e ngjarjes. Pas përplasjes me armë është dorëzuar në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Kush është Pjerin Xhuvani

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.

Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit./albeu.com/