Tensionet në veri të Kosovës dhe mobilizimi i ushtrisë serbe, Majko: Vendime të vështira janë afër

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës që kanë prej më shumë se dy javësh tanimë me vendosjen e barrikadave.

Në një postim në Facebook, Majko thotë se në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, shpresa është bërë e rrezikshme.

Sipas tij, vendimet e vështira janë afër, duke marrë parasysh se Serbia ka vendosur mobilizim të lartë ushtarak.

Postimi i Pandeli Majkos:

Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb por me ata që shpëton.