Napoli nuk shkëlqen, por mund Empolin (VIDEO)

Napoli vazhdon ecurinë e pabesueshme të rezultateve në ligën italiane. Liderët e sezonit në javën e 14-të luajtën në shtëpi kundër Empolit dhe fituan me rezultat 2:0.

Vërtetë, pjesa e parë nuk ishte shumë argëtuese. Pas pushimit Irving Lozano realizoi nga pika e bardhë. Në 16 minutat e fundit miqtë mbetën me dhjetë lojtarë. Piotr Zielinski dyfishoi shifrat në 88′.

Napoli mban kreun me 38 pikë. SHIKO GOLIN 1 SHIKO GOLIN 2 /G.D albeu.com/


Shtuar 8.11.2022 20:35

Tags: ,