Lirohet nga burgu djali i Gadafit, ish-futbollisti aksioner i Juventusit

Ish-futbollisti, Sadi Gadafi, njëkohësisht dhe djali i ish-diktatorit famëkeq të Libisë Muamar Gadafi është liruar nga burgu.

Sadi u arrestua në vitin 2014 pas akuzave për vrasjen e trajnerin Bashir Al Rajan në vitin 2005 dhe krimeve të kryera ndaj protestuesve në vitin 2011.

Ai u kap dhe u burgos në Tripoli në vitin 2014. Sadi, tani 47 vjeç, ishte i njohur për stilin e jetës së tij ‘’playboy’’ gjatë diktaturës së babait të tij

48-vjeçari qëndroi për shtatë vite në burg, por akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë dhe djali i diktatorit famëkeq është liruar nga burgu.

Sadi Gadafi nisi karrierën futbollistike në vitin 2000 me Al Ahlin në Tripoli ndërsa në vitin 2003 u transferua te Peruxhia në Itali.

Njëkohësisht, familja Gadafi bleu 5.3% të kapitalit të Juves duke u bërë aksioner në klubin bardhezi. Pas Peruxhias, karriera e Sadi Gadafit vazhdoi me Udinezen në vitin 2005 e një vit më vonë me Sampdorian, por karriera e tij u mbyll pas akuzave për doping.

Më 19 dhjetor 2017, familja raportoi se kishin humbur çdo kontakt me të, duke u mbajtur në izolim pa e parë as avokatin e tij.

Në prill 2018, gjykata e apelit e shpalli të pafajshëm për vrasjen e trajnerit Rajani duke e lënë dhe të lirë pas 3 vitesh.


Shtuar 6.09.2021 15:41