U emërua si ministër i Brendshëm, betohet sot Taulant Balla

Sot  në orën 11:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës, do të zhvillohet ceremonia e betimit te z. Taulant Balla, në detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla ka deklaruar se do të bëjë gjithçka të mos zhgënjejë askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu Balla shkruante se do t’i shërbente me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë.