Skandali i videos erotike, Eni Çobani: Një njeri ka përfituar nga kjo ngjarje, e vlerësoj Gjicin

Skandali i videos erotike të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka shkaktuar neveri dhe reagime të shumta nga qytetarë të thjeshtë, por edhe nga politikanë dhe personazhe të njohur për publikun shqiptar.

Në lidhje me skandalin e Gjicit ka folur edhe juristja Eni Çobani. Ajo tha se ngjarja ka lënë dhe tek ajo një shenjë, edhe pse nuk e ka komentuar.

Ky rast më ka prekur, se është dhënë një shfaqje publike shumë e rëndë, e një personazhi publik që vjen nga një botë biznesi, që ka krijuar një emër, të mirë apo të keq nuk e di. Gjëja që më ka dhembur më shumë, sinqerisht ka qenë familja. Kam menduar në moment se çfarë dëmi të parikuperueshëm kanë pësuar.

Se di në përditshmëri për ngjarje më të vogla se sa të prekura janë familjet tona. Pakujdesia për këtë pjesë më ka bërë që të mendoj shumë thellë, që kaq të këqij jemi? Kush e mori të mirën e kësaj gjëje?

Asgjë nuk bëhet rastësisht. Pas kësaj patjetër ka patur një njeri të interesuar, ka patur një njeri që ka përfituar nga kjo ngjarje.

Sigurisht që koha do bëj të vetën. Besoj se edhe zoti Gjici do jetë i interesuar që ngjarja të marrë zbardhje. E kam vlerësuar aktin e dorëheqjes. Rezulton se asnjëra nga palët nuk ka pasur interes për ta shpërndarë, por se si doli, kjo ngre pikëpyetje”.

Sipas saj, nga gjithë ngjarja çfarë është parë, është e copëzuar dhe në mënyrë që të jepet një vlerësim duhet të shihet e gjitha.

Çobani ngriti pikëpyetje deri në momentin e shkuarjes në marrëdhënien intime në një zyrë publike.

“Edhe dhënia e tillë çon ujë në hullinë e atij apo asaj që është rekomanduar për ta bërë, kjo nuk është një gjë rastësore.

Nuk është dhënë një gjë e plotë që kur hyri dhe deri sa doli.”


Shtuar 24.06.2023 12:19