6 të arrestuar në Durrës, policia jep detajet

Policia ka arrestuar në Durrës 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuar janë Z. M., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

F. K., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 03.10.2021, shtetasi I. C., 42 vjeç, banues në Thumanë, duke punuar në banesën e 53-vjeçarit, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

A. R., 47 vjeç, banues në Durrës dhe A. C., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet e tyre, në gjendje të dehur;

Xh. M., 21 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin duke goditur murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar vetë drejtuesi dhe pasagjerja në mjet, shtetasja M. V., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

A. Gj., banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin duke dale jashtë rruge. Si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 5.10.2021 11:26