Mori përpara pemët e hipi mbi trafikndarëse, policia zbardh ngjarjen: Dy pasagjerë të lënduar (VIDEO)

Pak minuta në Tiranë ka ndodhur një aksident në zonën e “Ish-stacionit të Trenit”. Një autobuz i linjës “Tirana e Re” ka shkaktuar një aksident në këtë zonë, duke përfunduar i dëmtuar në pjesën ballore dhe mbi trafikndarëse.

Ndërkohë fatmirësisht, nuk është përplasur me asnjë mjet tjetër, një video e siguruar nga albeu.com tregon se autobuzi në fjalë është përplasur me pemët buzë trotuarit dhe më pas ka përfunduar mbi trafikndarëse.

Dëshmitarët për albeu.com bënë me dije se pak para aksidentit vunë re, lëvizjet e cuditshme të autobuzit.

Policia bën me dije se nga ky aksident janë lënduar lehtë dy pasagjerë të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


 

 


Shtuar 11.07.2021 13:15