950 mije lekë rrogë! Djali i Azem Hajdarit merr pozicionin e rëndësishëm në KESH (FOTO LAJM)

Djali i Azem Hajdarit është emëruar në detyrën e Specialistit Teknik, pranë Korporatës Elektroenergjitikë Shqiptare (KESH).

Sipas kontratës se punës së Kirjard Hajdarit, e cila është firmosur për tri muaj si fillim, është periudha e provës.

Në kontratë thuhet se Kirjard (Kiri) Hajdari ka nisur marrëdhënien e punës më datë 12.02.2020.

Ai do të ushtrojë detyrën pranë Departamentit të Zhvillimit Strategjik në Vlorë në pozicionin e specialistit teknik.

Ndërkohë që në dokument thuhet se paga e tij është 95 mijë lekë të reja, shkruan panorama.

Kirjard Hajdari ka punuar më herët si jurist pranë Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që është marrë dhe me biznese private.


Shtuar 11.04.2020 19:04