Akuza për deklarim të rreme dhe fshehje të pasurisë, GJKKO shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja është shpallur e pafajshme nga GJKKO.

Gjyqtari Erjon Bani ka rrëzuar akuzat e SPAK.

Më 12 shtator Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi  1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija.

Ky dënim do të konvertohej në shërbim prove me 2 vite.

Por kjo kërkesë nuk u pranua nga GJKKO.

Ndaj Etleda Çiftjas rëndonin akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Sipas SPAK, deklarimi i rremë ishte kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

KLIKO PËR TË LEXUAR VENDIMIN E PLOTË