Drejtohej nga një shqiptare, shkatërrohet rrejti i prostitucionit në Selanik

Autoritetet greke kanë arritur të çmontojnë një rrjet prostitucioni në Selanik, të drejtuar nga një 29-vjeçare me origjinë shqiptare.

Siç shkruan CNN Grek, shqiptarja me nofkën “gruaja e liderit” ose “udhëheqësja”, koordinonte gratë dhe vajzat që shfrytëzonte për prostitucion.

Shqiptarja kishte përshtatur disa ambiente në Selanik për të ushtruar prostitucionin.

Ndërsa mësohet se i keqtrajtonte gratë dhe vajzat duke i kërcënuar se do çonte në polici (emigrantet që qendronin në mënyrë ilegale në Greqi).

Gjithashtu 29-vjeçarja shqiptare keqtrajtonte gratë dhe vajzat duke i ofenduar dhe shumë herë duke i kërcënuar se do u sillte burra të fortë për t’i rrahur, nëse nuk i bindeshin./albeu.com/