Shpërthim masiv në minierën në Turqi, bllokohen 50 punëtorë

Një shpërthim masiv është regjistruar ditën e sotme në një minierë të linjitit në veri të Turqisë. Deri më tani raportohet se janë dhjetra punëtorë të cilët kanë mbetur të bllokuar nën tokë.

Deri më tani, 14 punëtorë janë shpëtuar pas incidentit, i cili ndodhi në orën 18:15 (me orën lokale). Në momentin e ngjarjes, në minierë ndodheshin 87 punëtorë, ndërsa dy kanë mbetur të plagosur. Raportet e mediave ndërkombëtare thonë se numri i njerëzve të bllokuar është 50. Guvernatori i provincës Bardin, Nurtac Arslan, tha se tetë minatorë arritën të dilnin vetë.