“Nuk mund ta përballoj”, vajza e ish-deputetes së PD i jep fund lidhjes me partnerin? (FOTO LAJM)

Vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Dedës, Ada ka marrë jo rrallë vëmendjen e mediave për shkak të paraqitjes së saj. Por ajo ka vendosur që jetën e saj private ta mbajë sa më larg mediave.

Gjatë një interviste të dhënë Ada ka thënë se nëse mohon lidhjen me personin që ke zgjedhur do të thotë të mohosh vetë atë.

“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e shoëbiz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm”.

Por me postimet e fundit në InstaStory ajo ka ngritur dyshime se i ka dhënë fund marrëdhënies që ka konfiruar disa kohë më parë.

“Në nuk shkojmë në shtrat të mërzitur me njër-tjetrin”, shkruhet në njërin prej postimeve.

Ndërsa në një tjetër ajo ka ndarë këtë shprehje:

“Nuk mund ta përballoj një tjetër thyerje zemrë”.

Këto postime duket si të dikujt që i ka dhënë fund lidhjes ose janë thjesht shprehje të shpërndara nga Ada pas një zënke me partnerin e saj./albeu.com/