Aksident i rëndë në Deçan, lëndohen 4 persona, dy në gjendje kritike

Një aksident k ndodhur në Lëbushë të Deçanit mëngjesin e sotëm ku kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Sipas njoftimit të policisë së Pejës, për shkak të plagëve të marra, dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili u shpreh se ende po punohet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 09:50 policia është informu për një aksident trafiku në Lëbushë – komuna e Deçanit. Kanë qenë të involvuara dy vetura, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe y nga të lënduariot janë dërgu në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Rugova.