Inzaghi nuk është i kënaqur: Na duhet me patjetër një qendërmbrojtës

Inter fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-1 ndaj Cremonese në San Siro.

Pas kësaj fitoreje, tekniku zikaltër, Inzaghi, ka folur për mikrofonat duke theksuar përsëri se ekipi i tij ka nevojë me patjetër për një qendërmbrojtës.

“Jam shumë i lumtur, fituam një ndeshje të vështirë ndaj një skuadre që grumbulloi më pak se sa meritonte, djemtë bënë mirë që fituan një ndeshje të rëndësishme përpara derbit të Milanos.

Kemi nevojë për një qendërmbrojtës. Nuk di asgjë rreth fjalëve për një largim të Gosens, por di të them se më duhet një qendërmbrojtës në ekip urgjentisht. Klubi e di shumë mirë që na duhet një i tillë. Kemi 5 mbrojtësa, na duhen 6-të sepse kemi shumë ndeshje për të luajtur.

Kanë mbetur dhe pak orë nga përfundimi i merkatos dhe duhet me patjetër përforcim në repartin qendror të mbrojtjes”, është shprehur tekniku zikaltër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.08.2022 08:05