I shoqëruar nga 2 patrulla policie, adoleshenti mbërrin i plagosur në spitalin e Elbasanit

Një i ri Adoleshent ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit i shoqëruar nga dy patrulla policie.

Sipas burimeve, i riu ka trauma dhe plagë në trup.

Gjithashtu sipas burimeve bëhet me dije se dhoma ku është shtruar adoleshenti ruhet në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë si dhe nga prindërit.

Ende janë të pa qarta motivet e plagosjes së të riut, por përjashtohet mundësia e plagosjes me armë të ftohtë apo armë zjarri.