“Gallatë e madhe propaganda juaj”, Duma për autostradën Tiranë-Durrës: Nuk kalojnë më makina se ka vetëm aksidente

Deputetja demokrate, Grida Duma, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka folur për Integrimin si dhe për vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Jo gjithashtu foli dhe për rrugët, duke u ndalur te autostrada Tiranë-Durrës, ku tha se ka dëgjuar që shoferët shmangin autostradën Tiranë-Durrës për shkak të aksidenteve.

“Kam bindjen që të gjithëve i ka ndodhur një moment që as qesh, as qan dot. Keni bërë pafund ‘sikur’ me Integrimin. Është e njëjta Shqipëri, e doktor gjilpërës por nëse do kishte dhënë recetat, do kishte thënë: “O njerëz me ngadalë se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapslliku”.

Dëgjova që tha IPA 3 do ketë 20 e ca milionë. Sot po legalizoni? Çfarë? Pronat që nuk i keni parë në mes të Tiranës me objekte luksoze atje ku hani dreka e darka, aty te Liqeni s’kishit parë një 7 katësh nga kishte mbirë. Nuk e di në ka ndonjëri qëndrim tjetër, por duhet të jetë optimist se ne dhe rrugët e reja na duken të vjetra në sekond. Ka ardhur pushtuesi ka bërë bulevard perandorak dhe ne e mbajmë si pamjen më të bukur të kryeqytetit.

Nuk e di në ka më njeri që quan autostradë Tiranë-Durrës se kam dëgjuar njerëz që thonë nuk kalojmë më se ka gjithmonë në aksident. Ndodh aksident tha një tjetër, por më mirë që nuk e riparojnë se do të ecin më shpejt. Është si ato sofizmat, plaku shpejt se po u rinove harxhon jetën. Është gallatë e madhe propaganda juaj”, tha Duma.