TikTok-u “mbreti” i rrjeteve sociale, ndiqet më shumë se çdo aplikacion tjetër në internet

Zhvillimi me ritme të shpejta i teknologjisë dhe përdorimi në masë i rrjeteve sociale ka ndryshuar preferencat audincave.

Sipas studiemeve të fundit njerëzit po shpenzojnë tani më shumë kohë në TikTok se sa në rrjetet e tjera sociale, siç është Facebook, apo Instagram .

Sipas të dhënave të paraqitura nga ekipi Atlas VPN një perdorues mesatar i rrjeteve sociale gjatë viti 2022 ka shpenzuar 23,5 orë (23 orë e 28 minuta) çdo muaj në TikTok , që do të thotë 3 orë e 51 minuta më shumë se një vit më parë.
Koha totale e shpenzuar në TikTok arrin në gati 282 orë në vit.

Kjo është hera e parë që TikTok ka kaluar YouTube për sa i përket kohës që audience shpenzon në rrjetet sociale. Kjo rritje e popullaritetit të TikTok është një dëshmi e formatit unik dhe tërheqës të aplikacionit, i cili ka tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve në mbarë botën./albeu.com/