“Basha do të tretet bashkë me partinë dhe logon”, Salianji komenton situatën në PD: Më shumë prentendentë për krytar sesa anëtarë,

Deputeti demokrat Ervin Salianji është prononcuar për gazetarët para Kuvendit, ku ka komentuar situatën në PD. Ndërsa data për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun demokrat është caktuar 29 korriku, Salianji u shpreh se partia është në situatën ku ka më shumë prentendentë për kryetar sesa anëtarë.

Deputeti nuk ndaloi as akuzat ndaj ish-kryetarit Lulzim Basha për të cilin tha se po e mban zvarrë partinë.

“Basha ishte kryetar me procedura, vazhdon ta mbajë zvarrë partinë, dhe do të tretet bashkë me partinë dhe logon. Më vjen keq për këtë. Bëhet fjalë për interesa private. I them cdo demokrati, është sekuestruar vula, sigla dhe paratë. Ka më shumë pretendentë për krytetarë sesa anëtarë. Është një situatë ku cdo democrat duhet të rëagojë për cdo lloj forme për njerëz janë langaraqë para Ballës, jo më para Ramës. Opozita duhet të rikonceptohet si e re, në cdo aspect, të shkëputet nga njerëz që duan të punojnë me Edi Ramën. PD duhet të rikoceptohet. PD janë njerëzit, jo vula dhe sigla”, tha Salianji./albeu.com


Shtuar 8.06.2023 11:15