Milani nuk di të ndalet, mund Romën me 10 lojtarë

Milan bind me rezultatin 1-2 në transfertën e Romës, me takimin që e mbylli me dhjetë lojtarë.

Sfida u dominua nga “Djalli”, që zhbllokoi sfidën në minutën e 9’ me Giroud që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, penallti që u fitua nga Loftus-Cheek.

Pavarësisht tentativave nga ana e Romës, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Në minutën e 48’ Milani dyfishoi avantazhin, me Rafael Leaon që realizoi një perlë të vërtetë pas asisit të Calabrias.

Në minutën e 61’ Tomori mori kartonin e dytë të verdhë dhe la miqtë me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Roma u mundua që ta shfrytëzonte superioritetin numerik, megjithatë mund të gjente rrugën drejt rrjetës vetëm në minutën e 90+2’ me Spinazzolan.

Minuta në këtë takim pati edhe për afrimin e fundit të Romës, Romelo Lukakun, me belgun që u aktivizua në minutën e 70’ dhe që tregoi formë të mirë për minutat që ishte në fushën e lojës.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-2, me Romën që pas javës së tretë të Serie A renditet në vend të 18-të me vetëm një pikë, teksa Milan vazhdon kryesimin me nëntë pikë.


Shtuar 1.09.2023 23:04

Tags: , ,