Tërmeti apokaliptik në Marok, sizmiologu shqiptar: Pas goditjes së fortë në Turqi, në Mesdhe është rritur aktiviteti sizmik

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Richter i ndjerë në Marok për sizmiologët është pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike dhe rritjes së aktiviteteve sizmike në rajonin e Mesdheut. Sizmiologu shqiptar Edmond Dushi thotë se Maroku është një nga vendet më sizmike të këtij rajoni.

Edmond Dushi: Ka ndodhur në kufirin e pllakave tektonike të fuqishme të rajonit të Mesdheut, pllaka Afrikane dhe Euroaziatike. Po t’i referohemi hartës, është me ngjyrë të theksuara, ku tregohet për një aktivitet të lartë sizmik.

Në historinë sizmike të Marokut ka disa tërmete të fuqishme. Sipas sizmologut që pas tërmetit 7.7 ballë i shkallës Richter të rënë në Turqi këtë vit, sistemi i pllakave tektonike në Mesdhe po pëson lëvizje.

“Kemi një rritje të aktiviteteve në Mesdhe sidomos pas atij të Turisë, tregues që gjithë rajoni apo sistemi i pllakave është në lëvizje prej kohësh”, tha ai.

Për pasojë mund të kemi aktivitet të shtuar sizmik në gjithë rajonin e Mesdheut./Tv Klan


Shtuar 9.09.2023 16:30