Vrau 26-vjeçarin me kaçavidë në Bulqizë, gjykata merr vendim për Dorjan Demën

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 30 vjeçarin Dorjan Dema, i cili vrau mbëmjen e së hënës në Shupenzë bashkëfshatarin Dritan Manjanin, 26 vjeç.

Gjyqtari i çështjes, Ardit Kuka ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke caktuar e masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për Dorjan Demën.

Si ndodhi ngjarja:

Sipas dëshmive të fqinjëve, viktima dhe autori mbrëmjen e së hënës ndodheshin në në njëjtin lokal. 26-vjeçari kishte qenë duke pirë kafe me një nga fqinjët që ka dëshmuar, ndërsa 30-vjeçari ndodhej në një tavolinë ngjitur me meze dhe alkool dhe disa djem të tjerë.

Mësohet se aty brenda ka patur një zënkë mes të rinjve. Vetëm pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive.

Në këtë moment ka dalë nga shtëpia 26-vjeçari, i cili po konsumonte darkë me familjen. Dyshohet se ai është goditur menjëherë nga autori. Familjarët dhe të afërmit e viktimës e kanë transportuar me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht Manjani nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra./albeu.com


Shtuar 16.08.2023 16:44