Drogë dhe vjedhje, 2 shqiptarë të arrestuar në Milano

Dy persona të moshës 24 dhe 29 vjeç, me kombësi shqiptare, u arrestuan për trafik droge në Pioltello, në zonën e Milanos.

Sipas akuzave, të dyve iu gjetën në njërën prej banesave të kontrolluara mbi 130 gram kokainë, 10 500 euro si dhe materiale ambalazhi droge, si dhe u raportuan për marrjen e mallrave të vjedhura, për shkak se disa bizhuteri dyshohet se ishin të vjedhura.

29-vjeçari është dënuar me 10 muaj e 28 ditë burg për krime të lidhura me drogën.

Ndërsa për 24-vjeçarin nuk ka ende një vendim./Albeu.com/


Shtuar 11.08.2023 15:33