Ngrica në të gjithë vendin, ARRSH: Oraret kur duhet të tregoni kujdes në rrugë

Pas ndalimit të reshjeve të shiut dhe të borës, i gjithë vendi ka përjetuar temperatura nën zero gradë duke sjellë kështu ngrica në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook, shkruhet se qarkullimi vijon normalisht në akset kryesore, por duhet treguar kujdes gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, si dhe të përdoren pajisjet dimërore.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës ka pasur temperatura nën 0 °C  pa reshje në të gjithë vendin

Nuk ka probleme me qarkullimin në të gjitha akset kombëtare, është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat dhe zgjerimin e akseve me prezencë bore

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore./albeu.com

 


Shtuar 22.01.2022 09:26

Tags: ,