Gafa e demokratit shkrin së qeshuri deputetët: Check up apo Ketchup? Nuk di anglisht

Anëtarët socialistë në Komisionin e Ligjeve kanë ngatërruar deputetin e Partisë Demokratike Dashnor Sula. Deputeti demokrat ishte duke komentuar ngjarjen e djeshme, ku u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

“Sic keni bërë shumë gjëra në këtë vend, nuk dua të përgitoj nga ngjarja e djehsme, por keni kaq vite që trumbetoni me të madhe që po heqim plehrat, do pastrojmë Shqipërinë, doli që ju po pastroni paratë jo pehrat.

Për këtë duhet të na vijë turp të gjithëve, të majtë dhe të djathtë që ligjërojmë problematika kaq të mëdha të qeverisjes së sotshme dhe të djeshme të PD, problematika në këtë vend nuk është 8-vjecare, por 30-vjecare”, tha ai.

Më tej, Sula solli në vëmendjen “Check up-in”.

Dashnor Sula: E dini si është ky problem, ky është si check up i Vilma Nushit, qeveria thotë se ne do ti japim zgjidhje…

Deputeti: Si e the?

Sula: Nuk di mirë anglisht, checkup

Deputeti: Ketchup the… /abcnews.al


Shtuar 15.12.2021 11:51