Inter ndjek Kupën e Botës nga afër, tre emra në listën e zikaltërve për merkaton

Inter vazhdon të mendojë për të ardhmen dhe të skanojë tregun për mundësi konkrete.

Disa prej tyre, në mënyrë të pashmangshme, vijnë direkt nga Kupa e Botës, ku janë duke luajtur me kombet e tyre dhe janë duke spikatur me performancën. Në fakt, nuk është vetëm Marcus Thuram objektivi i tyre, por edhe tre lojtarë të tjerë të cilët po aktivizohen në Kupën e Botës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zikaltërit janë përqëndruar në mesfushë. Bëhet fjalë për argjentinasin Alexis Mac Allister dhe amerikanët Yunus Musah dhe Tyler Adams./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.11.2022 15:24