Këshilli Europian miraton shumën: 9 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës

Këshilli Europian pritet të miratojë 9 miliardë euro për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, shkruan The Guardian.

“Këshilli do të “vazhdojë të ndihmojë Ukrainën së bashku me G7”, tha presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

“Më vjen mirë që sonte liderët ranë dakord në parim për paketën e gjashtë të sanksioneve. Ky është një hap i rëndësishëm përpara.

Ne ramë gjithashtu dakord të punojmë për një mekanizëm për t’i ofruar Ukrainës një paketë të re, të jashtëzakonshme ndihme makro-financiare deri në 9 miliardë euro”, shkroi në Tëitter Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen./albeu.com/