“Do të përballeni në Gjykatë”, kompozitori i njohur denoncon RTSH-në

Kompozitori Sajmir Çili ka denoncuar Radio Televizionit Shqiptar, në lidhje me këngën e tij “Yjet e Shpresës”. Ai pretendon se RTSH i ka vjedhur autorësinë e kësaj kënge, që e ka kënduar në vitin 1997 me Eneda Tarifën në Festivalin e Këngës.

RTSH e ka hedhur këtë këngë në kanalin e saj në “You Tube” para 4 ditësh dhe më pas e ka hedhur në kanalin e tij në You Tube edhe Sajmir Çili, por RTSH ia bllokoi për të drejta autori.

Reagimi i plotë në rrjetet sociale:

Skandaloze…

RTSH ka filluar të bëhet pronare e këngëve të kompozuara dhe të kënduara nga unë.

Vjedhje e hapur…

Pa asnjë lloj kontrate të shkruar të zezë mbi të bardhë RTSH vjedh të ardhurat që vijnë nga klikimet në Youtube. Në vitin 1997 nuk ka pasur Youtube dhe për pasojë asnjë kontratë të shkruar dhe firmosur.

Me turpin më të madh pa asnjë marrëveshje më bllokon këngën time në kanalin tim në Youtube, dhe e boton RTSH në kanalin e saj.

Pretendimi i vetëm i RTSH është preteksi që jeni paguar për këngë.

Ndërkohë që jam paguar në vitin 1997 – 13.500 të reja PËR PJESËMARRJEN NË FESTIVAL, jo që të më vjedhin 26 vjet më pas…

I bëj thirrje drejtuesve të RTSH marrjen e masave të menjëhershme

1-Çbllokimin e këngës

2-Ose Marrëveshje për të ardhurat nga Youtube, të ndahen sipas rregullave, pjesa e videos dhe pjesa audio.

Në të kundërt do të përballeni në Gjykatë.


Shtuar 31.05.2023 11:12