Sherr në Kavajë, dhunohet me shkopa bejsbolli 49-vjeçari, autorët i dëmtojnë edhe makinën

Një sherr mes disa personave ka ndodhur në lagjen “2 Sallbeg” të Kavajës ditën e sotme.

Si pasojë e sherrit një person është dhunuar me shkop bejsbolli. Një grup të rinjsh kanë dhunuar shtetasin Zenel Lushkja, rreth 45-vjeç i cili ka marrë plagë në dorë dhe në këmbë. Grupi me 5 persona drejtohej nga Danjel Habibi.

Pas sherrit, autorët nuk janë ndaluar, por në mbrëmje i kanë goditur edhe makinën e shtetasit Zenel Lushkja. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


Shtuar 23.08.2023 21:24