Ovacionet nuk kanë të ndalur, Berisha: PD po rilind

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij në Kuvendin e sotëm duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj çdo demokrati duke thënë se Partia Demokratike nuk do të vdesë kurrë.

Berisha tha se koha po thërret demokratët dhe se kulti i tyre është vota e lirë.

“Të dashur demokrate dhe demokratë, shqiptarë kudo që jeni. Fjalën time e nis me një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, idealet tuaja më të larta njerëzore jemi sot këtu më të fortë se kurre, rrofshi ju, zoti ju bekoftë!

Vini sot këtu si misionarë të vërtetë, përcaktues jo vetëm për fatin e PD por edhe të demokracisë dhe lirisë së shqiptarëve, të dashur ish-themelues, deputetë, ju përshëndes në këtë sallë.

Përshëndes të gjithë themeluesit kudo që ndodhen, koha ju thërret ju dhe kontributi juaj do cojë përpara kauzën tonë.

Albana, Belind, drejtues të organizatave partnere të PD-së, me këta delegatë, nën drejtimin e ri të PD do bëjmë gjithçka që të rinjtë, gratë, zonjushat të dalin sa më shumë në krye të partise si rruga më e sigurt drejt fitores.

I dashur Lord Warton, zoti Anderson, Martin miku im i përhershëm, miq konservatorë!

Sot në këtë Kuvend, demokratët janë krenarë me forcën e tyre politike që do e nxjerrë Shqipërinë nga mbretëria e frikës. Të shpëtojmë vendin tonë nga albanofobi bastard Edi Rama. PD rilind!”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 30.04.2022 13:59