Divorci pasi bëhen prindër nuk është problem! VIP-at shqiptarë që rigjetën dashurinë (FOTO LAJM)

Kur je personazh i njohur publik, sidomos kur vepron në një vend të vogël si Shqipëria është shumë e vështirë që gjërat të kalojnë pa u vënë re. Gjithçka ka të bëje me jetën profesionale, por sidomos me atë private përbën gjithnjë kuriozitet për fansat dhe admiruesit e shumtë, e veçanërisht për shtypin rozë që i ka ato protagoniste absolute.

Ndikimi i personazheve publik në jetën e ndjekësve të tyre është një fenomen që po diskutohet gjithmonë e më shumë.

Shumë prej tyre kanë treguar se pas divorceve të tyre të bujshme, kanë rigjetur dashuritë e mëdha të zemrës tek partnerët që u kanë risjellë emocionet dhe buzëqeshjet, shkruan AlbEu.com.

Çiljeta Xhilaga është prej dekadash një nga emrat më të komentuar të medias rozë. Edhe pse nënë e një djali, ajo ka gjetur dashurinë te Alban Hoxha i cili gjithashtu është baba i një djali.

Eneda Tarifa konfirmoi vetëm pak ditë më parë lidhjen me basketbollistin Gent Lasku. Në vitin 2018, historisë së dashurisë 18-vjeçare të Enedës dhe Erjon Zaloshnjës, i erdhi fundi kur çifti i martuar vendosën të divorcoheshin. Periudha e pas-ndarjes, ka lënë të kuptohet se dyshja ende kanë raporte të mira, dhënë faktin që janë edhe prindër të një vajzë me emrin Aria.

Historia e Borës dhe Donaldit është një ndër më transparentet. Bora Zemani ka një djalë 8 vjeçar, me Dj e njohur Vin Veli. Por pas divorcit, kjo nuk e ka penguar aspak moderatoren të rigjej dashurinë.

Rudina Dembacaj, nëna e Viktorias pas divorcit të bujshëm konfirmoi dashurinë më Mark Frrokun, që gjithashtu është baba i 3 fëmijëve.

Arbana Osmani është nënë e 3 fëmijëve, nga të cilët djalin e madh e ka nga martesa e parë që përfundoi në divorc. Moderatorja rigjeti dashurinë në krahët e regjisoit të saj, Eduart Grishaj.

Alban Dudushi u dashurua me gazetaren e tij Bieta Sulon, pas divorcit pas 8 vitesh martesë nga e cila ka edhe një vajzë.

Adrola Dushi ka së fundmi qendrën e vëmendjes në media rozë për marrëdhënien e saj me reperin Capital T. Modelja 30-vjeçare është nënë e një djali, nga marrëdhënia e saj me Adis Patushin, sot partneri i këngëtares Fifi.

Këngëtari Sabiani është baba i dy fëmijëve, Keisit dhe Enesit. Djali ka ardhur pas divorcit të këngëtarit me nënën e Keisit.