Presidenti, Balla: Të përfshihemi të gjithë në këtë proces, ne i kemi emrat

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka folur sërish për çështjen e Presidentit të ri dhe pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.

Balla është shprehur se Shqipëria duhet të ketë një president që nuk është i asnjë pale politike dhe i ka bërë thirrje opozitës që të propozojë emrat e saj në raundin e tretë.

Balla: Nuk mund ta ketë asnjë palë politike, e përcakton kushtetuta, të vetmin kush ose kriter që PS ka artikuluar ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të isntitucionin e Presidentit duhet të ketë një president apo president të rësisht të kundërtën e Ilir Metës. Merrni Ilir Metën, shihni çfarë ka përfaqësuar e bërë dhe gjeni të kundërtën. Një si ai nuk i bën të mira këtij vendi. Ne kemi përjetuar momente historike për Shqipërinë. Vlerat e një aktiviteti të tillë, 155 vende na kanë ndjekur LVIE dhe kjo mendoj se ka qenë reklama më e madhe e këtij vendi. Shqipëria meriton një President republike mbi palët, unë mendoj të gjitha palët ta shohin me përgjegjësi këtë proces. Ne e kemi bërë me dëshirën për të dëgjuar çdo emër. E keni parë vetë në mbledhje. Të pranish të fshihesh pas një cope letra që ti thuaose pranojeni ose rrëzohet, është rrëzuar. Ne nuk propozojmë emër deri të dielën në orën 16:00 me dëshirën që Opozita të ushtrojë këtë të drejtë. Histori propozimesh në ajër nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë efekt tek ne. nuk kemi pasur asnjë propozim shkresor. Pjesëmarrja në proces është përgjejgësi kushtetuese. Asnjë prej palëve nuk merr pjesë në proces për respekt të palës tjetër, por se e cakton kushtetuta.

Ju thoni që nuk ia lini Opozitës, pse psini raundin e katërt? Dhe një pyetje për atë që tha Alibeaj se ju nuk i keni votat, ç’mendim keni

Taulant Balla: Unë ju kam thënë që ne kemi pasur 78 mandate, por nuk u arritën të figuronin për shkak të numrit të konsiderueshëm të votave të pavlefshme. Do të punojmë që të arrijmë më shumë se sa vota që ne kemi të dhëna nga shqiptarët, 74 ka PS, pastaj me radhë edhe grupet e tjera. Sot kam komunikuar me dy grupe të tjera të Opozitës e do të vazhdojmë edhe në ditët e javët në vijim. Ky dialog duhet të vazhdojë. Po jap një përgjigje përfundimtare, kësaj historisë që vazhdon të tjerrë Alibeaj se PS-ja nuk e ka legjitimitetin e ka gabm. I kemi numrat dhe unë do të doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota, të mos shkojë dëm koncensusi. Ju do të jeni dëshmitarë dhe ne do të ushtrojmë të drejtën tonë të propozimit dhe deputetët do të votojnë.

Keni konkluduar me një listë me kandidimet, të kujt fushe i përkasin

Taulant Balla: Sot është momenti për të thënë vetëm që nuk do të ketë propozime nga PS, deri të dieën. Nuk është koha për të thënë emra konkretë, kemi thënë që deri në raundin e tretë do ta kenë ata këtë të drejtë. Me të drejtë pyetët pse s’ia lini Opozitës, ne s’ia lëmë askujt në dorë, kështu që të mos vijojnë të këmbengulin me tezën e Avokatit të Popullit